Ilnisa Agolli jep intervistën e parë për Kosovën, flet për dashurinë (VIDEO) NULL NULL 15.02.2025 10:23 15.02.2025 10:23 Ilnisa Agolli Ajo është e paparashikueshme. Është fjala për gazetaren e njohur nga Shqipëria, Ilnisa Agolli, transmeton Klankosova.tv. Për emisionin “Weekend”, ajo foli për gjithçka rreth jetës së saj. “Rutina ime është e çuditshme, gjithë këto vite jetë, nuk kam pasur një ditë të njëjtë. Nuk është çdo ditë e njëjta, por është çdo ditë një nisje e re, çdo ditë më fillon një betejë që duhet ta kalojë”, u shpreh gazetarja si fillim, duke shpalosur kështu edhe brendësinë e saj. Agolli foli edhe rreth humbjeve, dështimeve e sfidave. Nuk mbeti pa u përmendur edhe jeta sentimentale, ndarja e saj, dhe si e sheh dashurinë. “Çdo ditë flas për dashurinë, sepse ne çdo ditë dashurojmë. Por një natë mendova me vetën, ‘mua do të më pyesin një ditë për dashurinë, por ç’do të them’, thash se dashuria është si një fitim dhe humbje. Fiton ndjenjën, humb mprehtësinë”, tha Ilnisa Agolli për emisionin “Weekend”. Agolli ndau edhe një falënderim tejet special për prindërit e saj, të cilin tha që po e thotë për herë të parë. Nuk kishte si të mos flitej edhe për karrierën e gazetares, e cila tregon për vështirësitë që ka hasur gjatë rrugës së saj, por që pavarësisht e do shumë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.