Ilirjana dhe Adri: Kishim emocione, faleminderit që na mbështetët (VIDEO) NULL NULL 27.01.2024 01:11 27.01.2024 01:11 Çifti Ilirjana dhe Adri sonte e përfunduan rrugëtimin e tyre në shtëpinë më të madhe në vend Big Brother VIP Kosova 2. Adri tha se për të paraqitja sonte në gjysmëfinale derisa kumtoheshin emrat e finalistëve kishte pasur emocione të mëdha. “Nuk po mundem nuk po kam as fjalë, ka qenë një moment shumë emocional për mua shumë, edhe për Ilirjanën i kam ndjerë dridhjet”, tha Adri. Kurse, Ilirjana u shpreh falënderuese për të gjithë që i mbështetën dhe u uroi finalistëve suksese. “Faleminderit shumë, faleminderit shumë për besimin, edhe unë i kam dëgjuar dridhjet nuk e disha a janë të miat apo të Adrit. Suksese të gjithë finalistëve”, ka thënë Ilirjana. /Klankosova.tv