Ilir Latifi mposhtet nga Ryan Bader (VIDEO) NULL NULL 03.09.2016 22:13 03.09.2016 22:13 Shqiptari i vetëm që është pjesë e platformës më të madhe në botë të luftëtarëve të arteve marciale UFC, Ilir Latifi, është mposhtur nga Ryan Bader, njofton Klan Kosova. Bader, që u tregua më i përgatitur teknikisht se Latifi, arriti që me një “gju fluturues” ta vë në gjumë Latifin duke e nokautuar. Latifi ishte përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe vinte nga dy fitore radhazi, ndërsa në anën tjetër Bader kishte humbur në dy ndeshjet e kaluara. Por, nuk i ka ecur fare shqiptarit dhe në raundin e parë, derisa kishte kohë edhe 2:30 minuta deri në përfundim të tij, Latifi humbi meçin. Një moment më herët Latifi kishte mundës ta kryente meçin dhe e nokautoi Bader, por amerikani arriti të këndellet dhe në fund edhe fitoi. https://www.youtube.com/watch?v=6aUNTiym1rk klankosova.tv