Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ilir Ibrahimi: S’mund të jetë aq i çmendur një delegacion që ta kundërshtojë SHBA-në për dialogun

NULL NULL
21.09.2019 00:15

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se refuzimi i politikës kosovare ndaj kërkesave të SHBA-së rreth dialogut me Serbinë kanë pasë pasoja.

Ai tha se nëse edhe pas zgjedhjeve liderët kosovarë do të jenë pikë e pesë atëherë Kosova do të humbasë, njofton Klan Kosova.

“Nuk do të ketë ndryshime të qasjes së SHBA-ve ndaj Kosovës. Ka pasë refuzim nga faktori politik kosovar me forcën e vet dhe ka pasë pasoja. Kemi pasë raste kur nuk janë dhënë viza. kemi pasë qasje tamam ndëshkuese nga SHBA. Nëse kjo është strategji amerikane, arritja e një marrëveshje me Serbinë, atëherë refuzimet nga Kosova nuk do ta kenë domethënien e vet më”.

“Nuk mund të kundërvihesh ndaj një fuqie botërore dhe strategjisë së saj ndaj një rajoni të caktuar sepse dihen pasojat. Nuk besoj se ndonjë delegacion mund të jetë aq i çmendur që të dalë dhe të bëhet ballë me këtë”.

“Qoftë taksa apo reciprociteti që të vihen barriera në dialogun me Serbinë. Faktori ndërkombëtar ka pasë dy qasje. Nga SHBA-ja e dimë qëndrimin, por më i ndryshëm ishte ai i Gjermanisë dhe besoj se ky qëndrim do të unifikohet në të ardhmen”.

“Platforma po besoj që është e përgatitur, është një plan i qartë se kur do të mbahen takimet dhe cilat janë pikat. Kam dëgjuar se janë caktuar edhe sallat e takimeve dhe do të fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve. Nëse ne shkojmë kështu siç pikë e pesë. Në dialog prapë atëherë humbësi më i madh është Kosovë”.

“Nuk mund t’ia lëmë fajin bashkësisë ndërkombëtare apo Serbisë, Serbia po luan perfekt për interesin e vet”.

Ndërkaq, Ibrahimi në Analiza Zgjedhore në Klan Kosova për performancën e përfaqësuevse të LDK-së në Zona Zgjedhore, tha se nuk treguan përgjigje adekuate por se bënë kalkulime politike.

“Përfaqësues të LDK-së ishin ata që kanë argumente dhe përvojë në politikë. Por tash kur jemi në fushatë dhe nuk i thonë ato që i kërkon publiku. Kjo tregon një mungesë lidershipi nëse fillohet me kalkulime politike”.

“Asnjë subjekt nuk e tha se cila është përgjigja adekuate. Nëse kjo qeveri do të merr dialogun, nuk do ta ketë jetëgjatë, nëse arrihet dialogu do të ketë zgjedhje të reja, nuk mund të mbijetojë një qeveri që duhet të bëjë kompromise të dhimbshme siç kanë thënë SHBA-të”.

“Kjo përgjigje po mungon dhe të gjithë po kalkulojnë. Nuk arritëm të marrim një përgjigje të saktë me tarifën. Ne s’kemi kohë të merremi me reciprocitet kur janë tre muaj për të arritur një marrëveshje”.

“Pse nuk ka guxim që të thuhet gabim, do ta heqim dhe ta mbrojmë interesin e Kosovës me ata që na kanë mbështet. Këta liderë po mungojnë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.