Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut NULL NULL 25.06.2025 19:40 25.06.2025 19:40 Ilir Ferati, do ta synojë edhe njëherë postin e kryetarit të Istogut, që e mban aktualisht. Kjo u bë e ditur nga vet ai përmes një shkrimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv. Ferati tha se Istogu do të vazhdojë të zhvillohet. “Me nderin më të madh, sot pranova rikandidimin për Kryetar Komune nga Dega e LDK-së në Istog, nga dega me sukseset më të mëdha në nivel Republike. Zotimi ynë është puna jonë, betimi ynë është shërbimi për Ju! Planin për Istogun e të gjithëve do ta vazhdojmë bashkë në konventën e programit të ri – krahas projekteve tona të ndërtuara mbi vizionin tuaj. Lista jonë kandiduese do të jetë zëri juaj – prej nga do të përfaqësohen vlerat dhe idetë tuaja. Dyert tona janë të hapura, LDK-ja është shtëpia jonë e përbashkët – trashëgimia jonë e përbashkët – besatimi shumëvjeçar i Istogut”, tha Ferati transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025