Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ilaçi i ri premtues për ata që kanë gjakderdhje të pakontrolluar

NULL NULL
21.08.2019 17:00

Dyvjeçari Christopher Holmes vuan nga hemofilia A – trupit të tij i mungon një proteinë që bën mpiksjen e gjakut.

Një prerje e thjeshtë për të mund të nënkuptojë gjakderdhje në mënyrë të pakontrollueshme.

Për të shmangur këtë, ai ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm. Çdo 2-3 ditë ai merr një ilaç që futet në sistemin e qarkullimit të tij të gjakut përmes një tubi në gjoksin e tij.

Por tani, NHS Anglia ka pranuar të financojë një terapi të re për pacientët si ai.

Ëhtë një ilaç i ri që mund të jepet çdo javë ose çdo dy javë, si një injeksion vetëm nën lëkurë.

Emicizumab, i hedhur në treg si Hemlibra, imiton veprimin e proteinës që mungon, faktori VIII.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.