Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IKSHPK nuk kryen sot testime kundër COVID-19 dhe as analiza të tjera (VIDEO)

NULL NULL
02.12.2021 12:14

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i është bashkangjitur grevës tetë orëshe të punëtorëve shëndetësorë.

Punëtorët e këtij institucioni nuk po kryejnë teste për COVID-19 dhe as nuk po marrin mostra për analiza të tjera, njofton Klankosova.tv.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë, sot do të mbahet grevë në institucionet shëndetësore, nga ora 7 deri në orën 15.

Mirëpo janë zotuar se do të ofrohen shërbime për rastet emergjente.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme