Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IKSHPK konfirmon: Uji nga kanali Ibër-Lepenc tashmë i sigurt për pije

NULL NULL
09.12.2024 15:41

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga data 9 dhjetor 2024, uji i furnizuar nga kanali Ibër-Lepenc mund të përdoret për pije.

Ky vendim vjen pas një monitorimi intensiv që nga ngjarja e 29 nëntorit dhe restrikcioneve të aplikuara për të sanuar situatën në zonat e shërbimit të KRU “Mitrovica” dhe KRU “Prishtina”, transmeton klankosova.tv.

Sipas IKSHPK-së, janë analizuar 100 mostra për parametra fiziko-kimikë, 100 për bakteriologji dhe 13 për metale të rënda, dhe rezultatet nga të gjitha impiantet (Shipol, Balincë, Drenas dhe Shkabaj) janë brenda standardeve për cilësinë e ujit të pijshëm.

Pas aktivizimit të sistemit By-pass dhe përmirësimit të furnizimit, restrikcionet janë hequr që nga 7 dhjetori.

Tashmë, furnizimi i konsumatorëve është i garantuar për nevoja higjieniko-sanitare dhe konsum njerëzor.

IKSHPK ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë kësaj periudhe dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me KRU.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.