Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IKSHPK: Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të Covid-19

NULL NULL
08.05.2020 13:24

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu ka kërkuar qytetarëve që ta mbajnë distancën fizike dhe mbajtjen e maskave.

Sipas IKSHPK-së, lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve, njofton Klan Kosova.

“Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm”.

“Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike”.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19”.

“Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”.

“Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj”

“Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme