Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IKSHP teston “Gjergj Fishtën” e “Elena Gjikën” (VIDEO)

NULL NULL
nga Dafina Jegeni-Krasniqi 06.05.2021 20:19

Shkollat Gjergj Fishta dhe Elena Gjika në Prishtinë sot u testuan për COVID-19.

Nxënësit, stafi arsimor dhe punëtorët teknikë të këtyre institucioneve arsimore do t’i nënshtrohen testimit sipas dëshirës.

Në fakt, këtij procesi në mënyrë të vazhdueshme do t’i nënshtrohen edhe shkollat tjera të Prishtinës, e më pas do të kalohet edhe në komunat tjera.

Sipas njoftimit që ka dërguar IKSHPK nëpër shkolla, testimi i rastësishëm llogaritet metodë efikase për të zbuluar rastet asimptomatike dhe presimptomatike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.