IHMK: Vikendi me temperatura deri në 38 gradë Celsius NULL NULL 12.07.2024 16:54 12.07.2024 16:54 Foto ilustruese e vapës | AP Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vikendi i ardhshëm do të jetë shumë i nxehtë, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius. Të shtunën, sipas IHMK-së, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, ka thënë IHMK, raporton Klankosova.tv. Të dielën ndërkaq, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, theksoi Instituti. IHMK ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë udhëzimet e IKSHP! /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë