Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Idrizi: Qeveria na ka shkaktuar shumë telashe në realizimin e projekteve

NULL NULL
16.06.2025 10:52

Kryetari i Vushtrrisë Ferid Idrizi, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova ka folur për problemet me të cilat po ballafaqohet në menaxhimin e kësaj komune.

Idrizi tha se këto probleme po vijnë si pasojë e mosrealizimi të kontratës koletive nga ana e Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duke i shkaktuar pushtetit lokal atje edhe vonesa të tjera.

“Këtu ka pasur shumë projekte, investime kapitale, mallra dhe shërbime që i kanë marrë prej të gjitha kodeve buxhetore, i kanë marrë edhe prej subvencioneve. P.sh ne për disa muaj i kemi zvarritur paret, nuk kemi mundur t’i paguajmë, i kemi pasur të planifikuar 120 euro, madje ne patëm planifikuar edhe që ta rrisim këtë shumë”, tha ai.

“Ne po ashtu nuk kemi mundur t’i paguajmë edhe një pjesë të subvencioneve për bujqit. P.sh subvencionimin për 5 cent në liter të qumështit, ujitjen e tokave etj”, deklaroi Idrizi në Klan Kosova.

Kreu i Vushtrrisë theksoi se është dashur po ashtu që disa projekte t’i shtyejne ose siç tha ai t’i cungojnë për shkak të mungesës së mjeteve financiare./ Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.