Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Idris Elba u neverit nga kahja raciste që mori diskutimi për rolin e Bondit

NULL NULL
27.06.2023 22:53
TORONTO, ON - SEPTEMBER 10: Actor Idris Elba speaks to the media at the premiere of "The Mountain Between Us" during the 2017 Toronto International Film Festival at Roy Thomson Hall on September 10, 2017 in Toronto, Canada. (Photo by J. Countess/WireImage)

Aktori Idris Elba ka thënë që ndonëse ishte tejet joshëse ideja që ai ta luante James Bondin e radhës, komentet që e kthyen situatën në çështje racore e kishin neveritur nga tërë kjo punë.

“E vërteta është që, unë isha i super komplimentuar për një kohë të gjatë për këtë”, ka thënë Elba.

“James Bondi…është njëri prej atyre roleve të lakmueshme”.

“Të ta kërkojnë të bëhesh James Bondi është si të thuash, në rregull, disi e ke arritur majën”.

“Ata të cilët nuk ishin të lumtur me këtë ide e bënë tërë këtë punë të neveritshme dhe stepëse, sepse u bë punë race”.

“U bë çështje e nonsensit dhe unë e vuajta pjesën më të madhe”.

lajme të ngjashme