Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IDF mohon vdekjen e tre pengjeve gjatë operacionit të saj të shpëtimit dje

NULL NULL
09.06.2024 23:40
Ushtria izraelite IDF, foto ilustrim
Ushtria izraelite IDF, foto ilustrim; Foto: Arkiv;

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit i kanë mohuar pretendimet se kanë vrarë pengje gjatë operacionit të saj të shpëtimit dje.

Ushtarët morën katër pengje nga zona Nuseirat e Gazës në operacionin Arnon, por Hamasi ka pretenduar se ata vranë tre robër izraelitë në këtë proces.

Duke folur për Sky News, zëdhënësi i IDF, Peter Lerner, tha se pretendimi ishte pjesë e “luftës propagandistike të grupit militant”.

“Pse duhet të besojmë çdo gjë që ata thonë?”, ai pyeti.

“Në mënyrë kategorike, unë do të thoja se është një përpjekje propagandistike e Hamasit. Ata janë përpjekur të ushtrojnë presion emocional mbi Izraelin që nga dita e parë”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme