IDF: Izraeli do të zhvillojë stërvitje ushtarake nesër në mëngjes NULL NULL 07.04.2024 22:21 07.04.2024 22:21 Foto nga arkiva. Forcat Mbrojtëse të Izraelit Izraeli do të zhvillojë një stërvitje ushtarake nesër në mëngjes, ka njoftuar ushtria e vendit. Në një postim në “X”, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se stërvitja do të mbahet në brezin bregdetar verior dhe në zonën e Galilesë, një rajon afër kufirit me Libanin dhe Sirinë. “Nuk ka frikë nga një incident sigurie”, thuhet tutje në njoftimin e IDF-së. Kjo vjen pasi ushtria sot më herët njoftoi se ka përfunduar një fazë tjetër në përgatitjen për një luftë të mundshme në frontin e saj verior me Libanin dhe Sirinë.