Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Identiteti kulturor i Kosovës do të prezantohet në Portugali

NULL NULL
15.03.2023 15:32
Kosova Culture Week

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë dhënë detaje rreth lansimit të Javës së Kulturës jashtë vendit e cila nis me Portugalinë.

Sipas ministrisë, kjo nismë e përbashkët është marrë me qëllim që të prezantohet skena artistike dhe kulturore e Kosovës, tek populli i vendeve të ndryshme me program kulturor dhe artistik përgjatë një jave, transmeton Klan Kosova.

“Java e Kulturës përfshinë një mori aktivitetesh që synojnë festimin e identitetit të pasur kulturor dhe format e larmishme të artit vendor, duke ia ofruar publikut të huaj një përvojë unike të talentit dhe potencialit artistik nga Republika e Kosovës”.

Me fillim nga data 19 mars deri më 24 mars, aktivitete të shumta kulturore do të zhvillohen në Portugali, përkatësisht në qytetin e Lisbonës, Bragës dhe Portos, duke paraqitur një gamë të gjerë formash arti, përfshirë muzikën, filmin, artet pamore, literaturën dhe gastronominë.

Objektivi i ngjarjeve është shpërfaqja e talentit artistik dhe identitetit kulturor të Kosovës, duke synuar nxitjen e  lidhjeve ndërmjet artistëve nga Kosova, diaspora dhe atyre në vendet pritëse.

“Duke e vlerësuar artin si një nga fushat e rëndësishme për të nxitur shkëmbimin dhe mirëkuptimin kulturor midis dy vendeve, synojmë që përmes këtyre aktiviteteve dhe shkëmbimeve, të promovojmë më tej lidhjet e forta midis dy kulturave dhe të hapim rrugë për bashkëpunim të mëtejshëm”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

lajme të ngjashme