Identifikohet i dyshuari për pakot-bomba ndaj kritikëve të Donald Trump NULL NULL 26.10.2018 18:40 26.10.2018 18:40 Një burrë 56-vjeçar është arrestuar në lidhje me pakot-bombë që u dërguan ndaj kritikëve të Presidentit Donald Trump. Sipas CNN, ky person që është identifikuar si Cesar Sayok, u arrestua në Florida. Edhe Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se një person është dërguar në paraburgim. Mendohet se ky burrë është i dyshuari kryesor për fushatën e pakove-bombë dhe për të shkuar deri te ai janë përdorur provat e ADN-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.