Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Identifikohen eshtrat e një personi të zhdukur në luftë, njoftohet familja nga Rahoveci

NULL NULL
19.03.2025 15:43

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se është bërë identifikimi i mbetjeve mortore të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci, pas 26 vjetësh.

Ai figuronte në Listën e Personave të Zhdukur që nga periudha e luftës në Kosovë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka informuar zyrtarisht familjen Tahiraga mbi rezultatet e procesit të identifikimit.

Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh solidaritet dhe mbështetje të sinqertë familjes Tahiraga, duke shpresuar që ky identifikim t’u sjellë sadopak lehtësim pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme, thuhet në njoftim, raporton Klankosova.tv.

May be an image of 1 person and smiling

lajme të ngjashme