Ice Cube konfirmon se i ka humbur 9 milionë dollarë rrogë pasi refuzoi të vaksinohej NULL NULL 23.11.2022 11:29 23.11.2022 11:29 Ice Cube ka konfirmuar një spekulim që qarkullonte vitin e kaluar për statusin e tij të vaksinimit. Nëse nuk ju kujtohet, vitin e kaluar, artisti 53-vjeçar duhej të luante në një film, producentët e të cilit kërkuan nga të gjithë anëtarët e kastit të filmit të vaksinoheshin në mënyrë që të marrin pjesë. Tani, Ice Cube i ka konfirmuar këto raporte dhe se ai nuk është vaksinuar kundër COVID-19. “Unë refuzova një film sepse nuk doja të merrja vaksinën”, tha ai, duke konfirmuar thashethemet. “Kam refuzuar 9 milionë dollarë. Nuk doja të merrja vaksinën”. Ai shtoi se nuk e refuzoi filmin, por përkundrazi, nuk iu ofrua roli sepse nuk pranoi të vaksinohej, transmeton Klankosova.tv.