Ibrahimoviq drejt largimit nga United NULL NULL 09.02.2018 14:31 09.02.2018 14:31 Suedezi mund të largohet nga Old Trafford nëse e dëshiron këtë gjë, por kalimi në MLS nuk duket në horizont, meqë negociatat nuk kanë ecur mirë Manchester United nuk është i interesuar ta mbajë Zlatan Ibrahimoviq, nëse ai nuk dëshiron të qëndrojë, por bisedimet e suedezit me LA Galaxy kanë ngecur. Kalimi në Major League of Soccer shihej si mundësi e mirë për Ibrahimoviq, pasi nuk ka arritur të gjejë formën gjatë vitit të dytë në Old Trafford.