Ibrahimi: Bashkimi Evropian e ka humbur sensin e të ekzistuarit (VIDEO) NULL NULL 1 week më parë 1 week më parë Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se Bashkimi Evropian e ka humbur sensin e të ekzistuarit. Ai, në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian ka stagnuar në 10 vjetët e fundit. “Ku është Bashkimi Evropian sot? Shikoni se çfarë ka ndodhur sot në Bruksel. Bullgaria mund ta ketë një çështje me fqinjin e vet dhe bllokohen 2-3 shtete të tjera, të cilat nuk mund të ecin në perspektivën e tyre evropiane. Çfarë lëvizjesh kemi pasur drejt integrimit të BE-së në 10 vjetët e fundit për Ballkanin? Që nga anëtarësimi i Kroacisë bëjmë inskenime të ndryshme, të cilat nuk janë as të BE-së, siç është Procesi i Berlinit, dhe fillohet diçka dhe mbetet atje që 3 vjet dhe kritikohen pastaj nismat rajonale, të cilat i kemi këtu. Bashkimi Evropian e ka humbur sensin e të ekzistuarit të vet – nuk është ai atraksioni më”. “Çfarë ka ndodhur me Bashkimin Evropian në 10 vjetët e fundit? Cilat zhvillime i ka pasur me Ballkanin?”, ka deklaruar Ibrahimi.
Lifestyle Përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit me nenexhik në të gjitha stinët 03.07.2022 10: 33