Ibrahim Rugova kujtohet në Konferencën e Vjenës (FOTO) NULL NULL 08.10.2016 15:24 08.10.2016 15:24 Ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, është përkujtuar në organizimin e Lëvizjes Paneuropa në 100 vjetorin e saj në Vjenë të Austrisë, njofton Klan Kosova. Në këtë kongres po merr pjesë Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe presidentë të tjerë të rajonit. Në sallën që kanë folur presidentët, ndër ta edhe Thaçi e Nishani, dje gjatë konferencës është shfaqur fotografia e ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Këtë vit, Paneuropa është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Austrisë. Kongresi Panevropian është një forum më ndikim në Europë dhe për një kohë të gjatë është udhëhequr nga Otto von Habsburg, i cili ka qenë një mik i madh i Kosovës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025