Ibishi për moskonstituimin e Kuvendit: Nuk kemi mbikëqyrje në sektorin e sigurisë NULL NULL 06.07.2025 07:32 06.07.2025 07:32 Nuredin Ibishi Lidhur me moskonstituimin e Kuvendi të Kosovës, të shtunën në “Info Magazine” ka folur eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi. Ai thotë se jofunkionalizimi i parlamentit ndikon shumë në fushën e sigurisë, transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera Ibishi shton se fajin e ka edhe opozita, e cila sipas tij, nuk po reagon. “Në aspektin e sigurisë, opozita është e përjashtuar. Me moskonstituimin e parlamentit, me komisionet e përhershme dhe funksionale, domethënë opozita nuk ka fare akses, apo pjesëmarrje në sistemin e mbikëqyrjes, është krejt në pozitën, këto tri partitë që kanë bërë koalicion. Kjo mundet me thënë se në nga aspekti i parlamentit nuk kemi mbikëqyrje në sektorin e sigurisë, dhe jo vetëm në sektorin e sigurisë, por edhe në aspekte tjera, në buxhet, financa, shëndetësi e në fusha të tjera. Pra është një situatë ‘stand by’ në kuptim të mospjesëmarrjes, dhe kjo po shkon dëm, dhe prandaj është edhe faji i opozitës që nuk po reagon, mirëpo ajo po sillet komod”, tha Ibishi. “Shumë dukshëm ka ndikuar, fare nuk kemi tani mbikëqyrje, parlamenti është i paformuar, i pakonstituuar , edhe me komisionet e përhershme edhe funksionale është jashtë sistemit dhe nuk kemi mbikëqyrje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 17 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day