Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike NULL NULL 05.07.2025 18:20 05.07.2025 18:20 Deputetët e Kuvendit të Kosovës pa nisur seanca e 42-të e konstituimit të kuvendit janë detyruar të largohen me shpejtësi nga hapësirat, pasi u njoftuan për një kërcënim me bombë i cili doli të ishte i rrejshëm. Në lidhje me këtë ka folur njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili tha se çdo kërcënim duhet të merret si serioz, pavarësisht prej burimit dhe motivit. “Realiteti është se nganjëherë edhe Prokurori duhet të jetë më i thënë, në kuptimin e asaj se në çfarë aksenti është përdorur në kërcënim. Gjithsesi, u theksua se është nga një vend jo mik i Kosovës, mund të jetë nga shtetet sllave por kemi pasur edhe sulme kibernetike nga Irani. Unë akoma nuk e kam të qartë se a është në afërsi ai vend apo më larg”, tha Ibishi në “Info Magazine” në Klan Kosova. Tutje, Ibishi tha se i mbetet policisë, inteligjencës dhe prokurorisë që t’i vlerësojnë motivet e kërcënimit. “I mbetet policisë, inteligjencës dhe prokurorisë që të vlerësojnë motivin e këtij kërcënimi, pra se a vije nga një motiv i jashtëm apo edhe nga burimet e brendshme, që mund të jetë nga vetë brendia e luftës politike çfarë po zhvillohet”. “Pa dashur të hyjë në atë, çdo kërcënim i tillë, prej çfarëdo burimi duhet marrë serioz, ngase thonë se 99 herë nuk ndodh eksplodimi, por herën e 100-të ndodh. Për këtë arsye, çdo herë organet e sigurisë ndërmerr veprime me qëllim të tejkalimit të situatës”, tha Ibishi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 6 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë