Ian Maatsen zbulon qëndrimin për transferimin e përhershëm të Borussia Dortmundit NULL NULL 23.01.2024 10:42 23.01.2024 10:42 Ian Matseen Ian Maatsen ka konfirmuar interesimin e tij për të qëndruar me Borussia Dortmund në baza të përhershme kur huazimi i tij nga Chelsea të përfundojë këtë verë. Mbrojtësi holandez iu bashkua Dortmundit në një huazim gjashtë mujor, i cili nuk përfshin opsionin për një transferim të përhershëm, me palën gjermane që refuzoi të përmbushë kërkesat e Chelseat për një klauzolë të detyrueshme blerjeje. Për të lehtësuar marrëveshjen, Maaten ra dakord të nënshkruajë një kontratë të re me Chelsea deri në vitin 2026, por ajo marrëveshje e re përfshin një klauzolë lirimi prej 35 milion pound (mbi 40 milionë euro) e cila do të bëhet aktive në verë, shkruan 90min.com, përcjell Klankosova.tv. Nëse Dortmundi do të aktivizojë klauzolën mbetet për t’u parë, por Maatsen e ka bërë të qartë se do të dëshironte të qëndronte në Signal Iduna Park për pak kohë. “Ndjehem sikur kam luajtur me këta djem për shumë vite,” tha Maatsen. “Po i lë të gjitha opsionet të hapura. Do të doja të kthehesha. Pse jo? Do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja.”