Ia vodhi 60 euro taksistit, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur NULL NULL 20.03.2024 08:47 20.03.2024 08:47 Një taksist ka njoftuar policinë se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti e ka kanosur dhe ia ka grabitur 60 euro para të gatshme. Policia njofton se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, njofton Klankosova.tv. Rasti ka ndodhur në Prishtinë.