Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ia shkunda kokën dhe i thash zgjohu”, rrëfimi i policit për natën tragjike në Lipjan

NULL NULL
10.07.2025 12:33

Pesë zyrtarët policorë të paraburgosur për rastin tragjik të Agon Zejnullahut në Lipjan, që dyshohet se e vranë nga pakujdesia kanë dhënë deklaratat e tyre para Prokurorit të Shtetit për natën tragjike të 7 korrikut.

Klankosova.tv ka siguruar kërkesën e plotë të Prokurorit të Shtetit, ku janë të përfshira dëshmitë e secilit zyrtar policor, të intervistuar në cilësi të të dyshuarve.

Në pjesën e deklaratës së policit Endrit Beqiri, thuhet se i njëjti ka thënë se gjatë asistimit që ka ofruar, në asnjë moment nuk ka qenë i vendosur mbi trupin e viktimës, tashmë të ndjerë, por pasi e ka kuptuar se kolegët nuk po arrijnë ta fusin nën kontroll, ia ka kthyer dorën në pozitën për prangosje.

Mes tjerash, ai ka thënë se ka tentuar t’ia kthejë vetëdijen Agonit, duke ia shkundur fytyrën, “duke i thënë zgjohu”, transmeton Klankosova.tv

 

 

Ndryshe, në kërkesë thuhet se më datë 08.07.2025, sipas udhëzimeve të Prokurorit të Shtetit, një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, e cila është gjetur në vend të ngjarjes e që dyshohet të jetë e të ndjerit, është dërguar në ekzaminim në Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, e ku rezulton të jetë kokaine HCI./Klankosova.tv

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.