Ia grabitën çantën me 8 mijë euro një personi në Fushë Kosovë, arrestohen 4 të dyshuar NULL NULL 16.08.2025 08:53 16.08.2025 08:53 Katër persona janë arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin se kanë hedhur prej ndaj një burri dhe të njëjtit ia kanë grabitur çantën e krahut. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, në çantën e krahut gjendeshin 8 mijë euro. Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. “Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 15.08.2025 – 01:03. Raportohet se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit duke i hedhur sprej viktimës mashkull kosovar, i kanë grabitur çantën e krahut me 8.000 €. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, njofton PK.