Ia djegin veturat në Zvicër, reagon Mozzik: Janë shkaktuar dëme të mëdha, është një bandë nga Franca NULL NULL 11.04.2026 20:25 11.04.2026 20:25 Reperi Mozzik ka bërë të ditur se garazha e tij e veturave në Zvicër është sulmuar nga persona të paidentifikuar, për të cilët dyshohet se mund të jenë pjesë e një grupi nga Franca. Sipas tij, gjatë incidentit janë djegur disa vetura me benzinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ai po ashtu përmes një instastory ka kërkuar nga të gjithë pronarët e bizneseve dhe garazhave, veçanërisht shqiptarët në Zvicër, që të rrisin kujdesin dhe masat e sigurisë.