I vjen fundi pritjes 6 vjeçare, PSV shpallet kampion në Holandë NULL NULL 05.05.2024 21:31 05.05.2024 21:31 PSV siguroi titullin e Eredivisie për herë të 25-të në historinë e klubit me një fitore 4-2 ndaj Sparta Rotterdam të dielën, duke i dhënë fund pritjes gjashtëvjeçare për një titull, njofton Klankosova.tv Atyre iu desh vetëm një pikë për t’u siguruar në vendin e parë. Derisa kjo fitore i rënditi ata 12 pikë larg Feyenoord-it të Arne Slot që pozicionohen në vendin e dytë. Skuadra e Peter Bosz ka shijuar një sezon dominues, duke shënuar 107 gola mbresëlënës dhe duke pranuar vetëm 19 në rrugën e tyre drejt titullit.