I vjen fundi makthit të Tiranës, fiton pas 6 vjetësh kundër Partizanit NULL NULL 13.12.2019 21:14 13.12.2019 21:14 Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja midis Partizanit dhe Tiranës e cila u luajt në “Air Albania Stadium”. Ndeshja nisi mjaft vrullshëm për bardheblutë ku shënuan që në minutën e 8-të me anë të Idriz Bathës, por Bardhi barazoi vetëm tre minuta më pas, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova. Goli i fitores u shënua nga Kobinah në minutën e fundit. Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës kundër Partizanit që prej shkurtit të 2014-tës. Në stadium ishin rreth 20 mijë të pranishëm. Pas 15 javësh Partizani ndodhet në vendin e parë me 25 pikë ndërsa Tirana ndodhet në kuotën e 22 pikëve dhe është në vendin e pestë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.