Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I vjen fundi makthit të Tiranës, fiton pas 6 vjetësh kundër Partizanit

NULL NULL
13.12.2019 21:14

Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja midis Partizanit dhe Tiranës e cila u luajt në “Air Albania Stadium”.

Ndeshja nisi mjaft vrullshëm për bardheblutë ku shënuan që në minutën e 8-të me anë të Idriz Bathës, por Bardhi barazoi vetëm tre minuta më pas, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Goli i fitores u shënua nga Kobinah në minutën e fundit.

Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës kundër Partizanit që prej shkurtit të 2014-tës.

Në stadium ishin rreth 20 mijë të pranishëm.

Pas 15 javësh Partizani ndodhet në vendin e parë me 25 pikë ndërsa Tirana ndodhet në kuotën e 22 pikëve dhe është në vendin  e pestë.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.