Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I vdiq djali nga kanceri, nëna themelon fondacion për t’u ndihmuar të tjerëve (VIDEO)

NULL NULL
24.04.2024 14:10

Shemsije Ibrahimi, nëna që e themeloi fondacionin “Arbër Ibrahimi” për t’u ndihmuar pacientëve me kancer, u frymëzua për këtë nismë pas vdekjes së të birit të saj 32-vjeçar pikërisht nga kjo sëmundje.

“Kur kam me dalë për punën e fondacionit, Arbrin e mbaj në zemër edhe ec me Arbrin para. Ai është forca ime”, ka thënë Ibrahimi në Kosova Today.

“Përndryshe unë nëse nuk e marr Arbrin me vete, apo nëse nuk e kisha bë këtë iniciative, ndoshta ndryshe do të kisha qenë – jo si sot. Sepse është dhimbje shumë e madhe, e cila të shkatërron”.

“Ky është ai motivi që më jep mua ndoshta, ndoshta mos me pasë këtë, e kom djalin tjetër të mrekullueshëm, nëna duhet me jetu edhe për atë, por Arbri aq shumë na ka thy, se na mungon për gjithçka Arbri, por unë kur veproj diçka, ndoshta shpirti i tij gëzohet atje në parajsë”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.