I shumëkërkuari në Shqipëri, arrestohet në Itali NULL NULL 18.12.2015 11:07 18.12.2015 11:07 Policia italiane arrestoi shtetasin shqiptar, Genci Pjetri, 36-vjeç, i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare pasi ndaj tij ka një vendim të gjykatës që e dënon me 25 vite burgim për një vrasje të ndodhur në vitin 2003. Pjetri u arrestua në qytetin e Romës, ku strehohej prej 12 vitesh. Policia italiane bën me dije se fillimisht ai u mundua t’i shmanget arrestit duke paraqitur gjeneralitete të rreme, por më pas u dorëzua dhe pranoi se ishte personi i kërkuar. Pjetri akuzohet për vrasjen e shtetasit Hil Coli, ngjarje e ndodhur në vitin 2003, vrasja e bërë për gjakmarrje. Menjëherë pas vrasjes, Pjetri ka humbur gjurmët dhe për 12 vite me radhë u është shmangur autoriteteve, si shqiptare ashtu edhe italiane. 36-vjeçari ndodhej në listën e 100 personave më të kërkuar të Interpol Tiranës./ Top Channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca: BE-së s’i takonte ta propozonte draft-statutin për Asociacionin, u ngutën ta bënin këtë pas Banjskës 10 minuta më parë
Lajme Ethan Crumbley dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 nxënësve në një shkollë në Michigan 17 minuta më parë