I shtrenjti Mathew McConaughey NULL NULL 17.05.2015 11:08 17.05.2015 11:08 Mathew McConaughey ka mbajtur një fjalim për studentët e Universitetit të Huston. Aktori ka marrë vëmendjen e 5000 studentëve të entuziazmuar, kur u paraqit në qendër të skenës në ditën e diplomimit të tyre. Por, që ta sillnin aty vetëm për një fjalim, universitetit i kushtoi 135,000 dollarë për fjalimin, 9500 dollarë për fluturimin e tij me aeroplan privat nga New Orleans dhe 500 dollarë për dy netë në hotel, për koordinatorin e tij. Sidoqoftë aktori nga Texas, i cili vlen 75 milionë dollarë, ka thënë se do t’i dhurojë [paratë për bamirësi për fondacionin Just Keep Living. Pavarësisht protestave se universiteti po paguante shumë që ta sillte aty, mashkulli i cilësuar si më seksi në botë, duke mbajtur fjalimin 45-minutësh,u tha studenteve të Huston University, se se ishte shumë e rëndësishme për të që sot e kishte vëmendjen e tyre. Universiteti ka thënë se prezenca e tij aty, do tu sjellë publicitet. Zyrtarët e universitetit kanë deklaruar se aftësia e tyre për ta sjellë përpara studentëve të sapodiplomuar një njeri të suksesshëm e rrit prestigjin e universitetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.