I shpëtoi rrëzimit të aeroplanit në Indi pasi u vonua për në aeroport NULL NULL 14.06.2025 14:19 14.06.2025 14:19 Studentja, Bhoomi Chauhan, ka shpëtuar nga tragjedia e rrrëzimit të aeroplanit pasi ishte vonuar në trafik me ç’rast e kishte humbur fluturimin me Air India. Chauhan, studente e administrimit të biznesit që jeton në Bristol me bashkëshortin e saj, kishte qenë në vizitë në Indinë perëndimore për pushime, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv 28-vjeçarja duhej të fluturonte për në shtëpi me AI171 të enjten, i cili u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke lënë të vdekur 241 persona në bord dhe më shumë në tokë. “U zemëruam shumë me shoferin tonë dhe u larguam nga aeroporti të frustruar,” kujton ajo. “Isha shumë e zhgënjyer. “U larguam nga aeroporti dhe qëndruam diku për të pirë çaj dhe pas pak, para se të niseshim… po flisnim me agjentin e udhëtimit se si të merrnim një rimbursim për biletën. “Atje, mora një telefonatë që tha se avioni ishte rrëzuar.” “Kjo është një mrekulli e vërtetë për mua.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.