I shpëtoi një aksidenti, por vdiq nga tjetri (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa 25.02.2023 20:20 nga Agnesa 25.02.2023 20:20 Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ngjau të premten rreth orës 22:30 në Rastavicë të Deçanit. Ai fillimisht ishte vetaksidentuar pasi kishte humbur kontrollin e veturës, e më pastaj kishte dalë nga makina për të kërkuar ndihmë. Por, derisa po e kalonte rrugën ishte goditur nga një makinë tjetër. E plagëve të marra nuk u mbijetoi, Bilall Hadërgjonaj, që u dërgua fillimisht në spitalin e Gjakovës, e më pas edhe në QKUK. Në vendngjarje dolën organet e rendit e filluan hetimet, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kurse personi që e goditi tashmë të ndjerin është ndaluar për 48 orë. Hadërgjonaj deri vitin e kaluar punonte në Komunën e Deçanit, në sektorin e turizmit, andaj bashkëpunëtorët shprehen të pikëlluar me vdekjen e tij. Televizioni ka qëndruar edhe te familja e viktimës në fshatin Pobërgjë, që kanë hapur dyert për të pame, por të njëjtit nuk kanë dashur të deklarohen për rastin. Varrimi i të ndjerin bëhet të dielën në orën 14 në varrezat e fshatit. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025