I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë NULL NULL 12.04.2026 10:29 12.04.2026 10:29 Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e 90-të të operacionit “Operacionalja”. Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, shkruan vizionplus.tv, raporton KlanKosova.tv. Y.M, banues në Tiranë rezulton i dënuar në Itali me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për trafikim të narkotikëve dhe vjedhje në rrethana rënduese. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”. Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë.