Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I riu që nuk lejoi të hiqen flamujt e Kosovës në Slloveni, rrëfen ngjarjen për Klankosova.tv

NULL NULL
nga Albina Haxholli 20.06.2024 12:25
Të rinjtë shqiptarë mbrojnë me çdo kusht heqjen e flamurit të Kosovës në Slloveni
Të rinjtë shqiptarë mbrojnë me çdo kusht heqjen e flamurit të Kosovës në Slloveni

Në Slloveni kërkohej të hiqej flamuri i Kosovës, derisa po zhvillohej ndeshja mes Shqipërisë e Kroacisë.

I riu i cili ka mbrojtur flamurin e Kosovës për të mos e larguar, Dren Mazrekaj ka folur ekskluzivisht për Klankosova.tv.

Ai tregoi se si ka rrjedhe gjithë ngjarja, dhe se si në fund flamujt nuk u hoqën.

“Ishim duke shikuar lojën kur një grua nisi të largoj flamujt. Shkova tek ajo gruaja kapa flamujt nga dora saj, dhe ajo tha do t’i thërras policinë për t’i larguar sepse jeni duke i fshehur simbolet e ekipit slloven. Edhe e thirri atë sigurimin që shihet në video dhe ai u afrua te unë, tha largoni flamujt sepse presidenti Federatës ka thirrur për t’i larguar”, u shpreh Mazrekaj.

“I thash pritni pesë minuta sa të kryhet ndeshja, pastaj i heqim. Ai nuk pranoi, tha i heq vet, ku dhe mori drejtimin nga flamujt”.

“Unë vrapova pak dhe dola para tij dhe mbrojta flamurin e Kosovës, pastaj vrapuan disa shqiptarë tjerë dhe thanë që nuk do t’i largoni”.

“Erdhën dhe policia ku pastaj u qetësua situata. Flamujt mbetën aty”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme