I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjeku jep detaje për gjendjen e tij NULL NULL 03.01.2025 22:46 03.01.2025 22:46 Foto arkiv: Emergjenca, QKUK. Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë. Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si shkak i plagosjes nga arma e zjarrit, teksa drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolegci, për Klan Kosovën, ka thënë se “në minutën e fundit arritëm të ia shpëtojmë jetën”. “Nga plagosja, viktima ka pësuar shok hemorragjik, ku ka humbur edhe sasi të madhe të gjakut. Viktima është plagosur në anën e majtë të torkasit, ku kirurgu dhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci dhe Bedri Osmani bashkë me ekipin kujdestar e kanë kryer intervenimin dhe kemi arritur ta shpëtojmë dhe stabilizojmë”, tha Kolgeci për Klan Kosovën. Më tej, Kolgeci tha se i plagosuri, pas operimit është dërguar për trajtim të mëtejmë në Klinkën e Anestezionit me Mjekim Intensiv. I plagosuri në Prishtinë dërgohet në QKUK, policia identifikon të dyshuarin – Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çka “fluturoi” gjatë natës mbi qiellin e Kosovës, pamjet që po qarkullojnë (VIDEO) 53 minuta më parë
Kosova “Vijnë në pranga, dalin të qetë”, pacientja më e re në Shtime 23 vjeçe e 72 më i vjetri (VIDEO) 1 orë më parë