i-Phone i përzier, sensacioni i radhës nga Apple (VIDEO) NULL NULL 15.03.2016 09:56 15.03.2016 09:56 Më 21 mars, pas gati një jave nga sot, Apple do të organizojë një event ku do të prezantojë iPhone-in e ri me ekran 4 inç. Deri tani janë zbuluar shumë informacione dhe foto të këtij telefoni inteligjent, por tani më në fund do të keni mundësi ta shihni atë në një video. Videoja e përshkruan iPhone SE si një “përzierje e iPhone 5s dhe iPhone 6s”. Kjo pajisje ka të njëjtin dizajn si iPhone 6s por me madhësi të ekranit si iPhone 5s. iPhone SE thuhet se do të fuqizohet nga i njëjti çip A9 që gjendet tek iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus. Pavarësisht mungesës së teknologjisë 3D Touch, ai do të ofrojë veçorinë Live Photos. Pajisja do të ketë gjithashtu kamerë të pasme 12 megapikselë. Të gjitha veçoritë e tjera do të zbulohen pas një jave.