I pandalshëm Mbappe, shënon edhe në derbin madrilen NULL NULL 27.09.2025 16:45 27.09.2025 16:45 Atletico Madridi dhe Real Madridi janë duke luajtur baras 1:1 në derbin e Madridit. Vendësit kaluan në epërsi përmes Robin Le Normandit në minutën e 14-të. Për mysafirët barazoi Kylian Mbappe në minutën e 25-të. Ky është goli i tetë për francezin deri më tash në kampanjën e Realit në La Liga.