Arrestohet në Istog një person për ndalje pa leje të automjeteve – i sekuestrohen armë e municion NULL NULL 23.06.2025 15:21 23.06.2025 15:21 Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Istog, pasi dyshohet se ndalonte automjete në mënyrë të paautorizuar dhe paraqiste sjellje agresive. Pas arrestimit, mjekët kompetentë kanë kryer kontrollin shëndetësor të personit. Ndërkohë, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka bastisur vendin ku qëndronte i dyshuari dhe ka sekuestruar, një armë automatike AK-47, dy karikatorë, dhe 55 fishekë të kalibrit 7.62 mm, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 6 orë më parë