I moshuari britanik dënohet me 350 të rëna me kamxhik në Arabinë Saudite NULL NULL 13.10.2015 14:11 13.10.2015 14:11 Një 74 vjeçar nga Britania, është dënuar me 350 të rëna në Arabi Saudite. Karl Andree ishte arrestuar në Jeddah në gusht të vitit të kaluar pasi që u policia i zbuluan një shishe me alkool, transmeton Klan Kosova. Është një burrë që i ka mbijetuar kancerit dhe pasi ka kryer dënimin prej një viti, atij i është shtuar dënimi me 350 të rëna me kamxhik. Familja e tij është shprehur që ai nuk do mund t’i mbijetojë dënimeve fizike dhe kanë intevenuar në qeverinë britanike që të intervenojnë për ta shpëtuar. “Deri në arrestimin e tij, ai ndihej shumë mirë që punonte atje”. “Ai është 74 vjeçar që i ka mbijetuar kancerit tre herë dhe gruaja e tij është në prag të vdekjes”. “Atij i nevojitet ndihma mjekësore dhe ne nuk dyshojmë që nëse ai goditet me 350 të rëna me kamxhik do të mund të vdes”, është shprehur djali i tij Simon. Gjyshi i shtatë nipëve dhe mbesave ka jetuar në Lindjen e Mesme këto 25 vjetët e fundit.