I mituri arrestohet për vjedhje të rëndë NULL NULL 01.10.2024 07:59 01.10.2024 07:59 I mituri arrestohet për vjedhje të rëndë Një i mitur u arrestua nga policia të hënën. Ai dyshohet se në Kijevë të Malishevës, kishte depërtuar me forcë brenda një shtëpie dhe kishte vjedhur një pushkë, për të cilin pronari i saj kishte leje. Rasti në polici u denoncu nga nipi i viktimës. “Pas veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Hetimeve, është arritur të identifikohet i dyshuari, një person i mitur shtetas kosovar. Pas intervistimit, i dyshuari ka pranuar kryerjen e vjedhjes”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv “Policia ka sekuestruar gjësendet e vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie, 13 fishekë, një thikë dhe një mbajtëse të fishekëve (rrip). Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 24 orë”. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë në parandalimin e veprimeve kriminale”.