Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I merret patentë shoferi për një vit, ishte duke vozitur 125 kilometra në orë në zonë me 40

NULL NULL
16.01.2023 09:46

Një personi i është konfiskuar patentë shoferi për një vit dhe i janë shqiptuar 500 euro gjobë, si dhe i janë vendosur pesë pikë negative, në rrugën Gjilan-Ferizaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se qytetari në fjalë ishte duke vozitur 125 kilometra në orë, në një zonë kur shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, e-mail: info@kosovopolice.com  dhe numrat kujdestarë: 192; +385 45 04 70 01, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme