I mbijetoi tumorit në tru, 13-vjeçari emërohet nga Trump si “Agjent Nderi” NULL NULL 05.03.2025 17:52 05.03.2025 17:52 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri një gjest shumë human. Ai një pjesë të paraqitjes së tij në Kongres, ia kushtoi një djaloshi 13 vjeçar. Dj Daniel, u diagnostikua me tumor në tru. 13-vjeçar gjithmonë kishte ëndërruar që të bëhej oficer policie, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv Kreu i Shtëpisë së Bardhë, e urdhëroi drejtorin e Shërbimit Sekret, Sean Curran, që emërojë vogëlushin si “Agjent Nderi”. Ky veprim i Trump, e ka gëzuar jashtëzakonisht Danielin. “Në vitin 2018 DJ u diagnostikua me kancer në tru. Mjekët i dhanë maksimumi pesë muaj jetë. Kjo ishte më shumë se gjashtë vjet më parë,” deklaroi Trump.