Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I mbijetoi luftës, hotelin ikonik në Bosnjë e rrezikon pandemia (VIDEO)

NULL NULL
30.07.2020 09:47

Hoteli me ngjyrë të verdhë i quajtur”Holiday” në qendër të Sarajevës, një shenjë dalluese e kryeqytetit të Bosnjës, ka parë kohët më të mira dhe më të këqijat, duke pasqyruar historinë e trazuar të vendit të Ballkanit.

U hap si “Holiday Inn” gjatë Lojrave Olimpike Dimërore 1984 dhe më vonë ishte një nga simbolet e qëndrueshmërisë të qytetit nën rrethim gjatë luftës 1992-95.

Në ditët e sotme, mbijetesa e hotelit është në rrezik më shumë se kurrë pasi pandemia e koronavirusit  e la atë pa mysafirë dhe duke u përballur me një të ardhme të pasigurt.

Hoteli në qendër të qytetit, i cili fillimisht nxiti shumë polemika publike në Sarajevë për shkak të ngjyrave të ndritshme dhe strukturës së saj të formës Lego, shpesh ishte në shënjestër të serbëve nga kodrat afër, gjatë rrethimit të tyre trevjeçar të kryeqytetit që la mijëra të vdekur dhe të plagosur.

Mbijetoi disa goditje të drejtpërdrejta me granata dhe gjuajtje të vazhdueshëm snajperësh që i shtynë gazetarët dhe stafin të përdorin dyert anësore në vend të hyrjes kryesore, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Pak para fillimit të luftës në 1992, ish-udhëheqësi serb boshnjak Radovan Karazhiq, tani një i dënuar për krime lufte, e përdori hotelin si selinë e tij.

Besohet se oficerët serbë të sigurimit qëlluan me snajper në protestuesit paqësorë nga hoteli në prill të atij viti, incidenti që besohej të ketë shkaktuar fillimin e luftës civile që la më shumë se 100,000 të vdekur dhe miliona të pastrehë.

Bosnja, si pjesa tjetër e Ballkanit, është goditur rëndë nga pandemia, me pothuajse asnjë turist apo biznesmen që viziton kryeqytetin, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme