Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I mbijetoi kancerit, amerikanja kaloi duke notuar not Kanalin e La Manshit katër herë pa u ndalur (VIDEO)

NULL NULL
17.09.2019 21:49

Një amerikane u bë personi i parë në botë që notoi Kanalin e La Manshit  katër herë, pa u ndalur.

Sarah Thomas, 37 vjeçe, e filloi sfidën në orët e para të së dielës dhe e përfundoi të martën në mëngjes, pas më shumë se 54 orësh.

Notarja, e cila përfundoi trajtimin e kancerit të gjirit një vit më parë.

Ajo tha se e bëri këtë në emër të të gjithë të mbijetuarve nga kanceri.

Më parë, vetëm katër notarë e kanë kapërcyer Kanalin e La Manshit me not, tri herë pa u ndalur.

Ky kanal, lidh Anglinë dhe Francën.

Distanca më e shkurtër midis dy vendeve është 21 milje detare, por ajo kalon përmes njërës prej trajektoreve më të ngarkuara të transportit në botë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.