Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I mashtroi se Danimarka do të japë donacione, “presidentja e OJQ-së” përballet me aktakuzë në Gjakovë

NULL NULL
01.07.2025 15:04
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurës A.G., për veprën penale “Mashtrimi”.
Në aktakuzë mes tjerash thuhet se “gjatë muajit gusht 2024, në fshatin Skivjan Komuna e Gjakovës, e pandehura A.G., me anë të paraqitjes së rrejshme të fakteve, dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, vë në lajthim personat tjerë, duke i nxitur të veprojnë, e të cilat veprime rezultojnë në dëm material të pasurisë për këtu të dëmtuarit Sh.D., D.H., J.H., Z.H., E.K., N.A., A.A., S.T., A.B, transmeton Klankosova.tv.
Poashtu bëhet e ditur se “e pandehura përmes takimeve që kishte pasur në fshatin Skivjan, ku e njëjta prezantohet si presidente e OJQ-së dhe gjatë këtyre takimeve e njëjta paraqet rrejshëm fakte se shteti i Danimarkës do të jep donacion mjete të punës (traktor dhe pajisje të tjera bujqësore) dhe se të njëjtit mund të jenë përfitues të këtyre donacioneve nëse paguajnë shumën nga 250 euro për person, shumë kjo e cila nga e pandehura është thënë se është e destinuar për transport, me të cilat veprime i tërheq të dëmtuarit që të paguajnë shuma të caktuara të parave në vlerë prej 250 euro, shumë kjo e kërkuar nga e pandehura në mënyrë që të përfitojnë donacionet e premtuara, por që të njëjtat mjete bujqësore nuk sjellën ashtu siç ishin premtuar, me çka të dëmtuarve iu shkakton dëm material.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurën ta shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.